MENU
klinika

Rekordmeni i atletikës

Zhgënjehen fansat, Bolt heq dorë nga futbolli

22.01.2019 - 21:18

Legjenda e atletikës botërore duket se është dorëzuar për të qenë profesionist në futboll. Fituesi i 8 medaljeve të arta olimpike, ish-sprinteri xhamajkan Usain Bolt, ka vendosur të heqë dorë nga ideja për t’u bërë futbollist.

Ëndrra e tij për të luajtur në fushat e gjelbërta ka zgjatur vetëm një vit e gjysmë. Që nga dita kur vendosi të tërhiqet nga sporti i atletikës (gusht 2017, pas Botërorit), Bolt shpresonte që të niste një tjetër aventurë të suksesshme në futboll.

Bolt zhvilloi disa seanca stërvitore me Borussia Dortmund apo me ekipin e tij të zemrës të Manchester United, si dhe një fazë përgatitore 2-mujore me ekipin australian të Central Coast Mariners.

Madje luajti edhe dy miqësore me këtë të fundit, duke realizuar 2 gola në njërën nga takimet. Dhe kaq.

maradona bolt
maradona bolt

Për aq kohë sa zgjati kjo ëndërr ishte e bukur. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, u argëtova duke qenë pjesë e një ekipi futbolli, një përvojë krejt ndryshe nga atletika”, – tha Bolt për agjensinë e lajmeve “Reuters”.

Gjithmonë besoja se do t’ia dilja mbanë, por ndoshta nuk e nisa këtë rrugë si futbollist në mënyrën e duhur. E mësova këtë leksion”, – u shpreh Bolt, që jo vetëm ka hequr dorë nga futbolli, por nga çdo sport.

Jeta ime sportive mbyllet përfundimisht këtu. Tani jam adresuar në gjëra të tjera, në aktivitete të tjera profesionale. Kam shumë projekte, do të bëhem një njeri që merret me biznes”, – theksoi Usain Bolt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN