Bosnja dhe Hercegovina ka fituar bindshëm 4-1 ndaj vendit të dytë Finlandës duke ngushtuar diferencën me një vend kualifikues. Golat janë shënuar nga Hajrovic, Pjanic (2) dhe Hodzic teksa ballkanasit tani janë vetëm dy pikë larg ekipit që mundi në grupin J që kryesohet nga Italia.
Danimarka ka mposhtur 1-0 Zvicrën në sfidën e grupit D dhe konsolidohet në vend të dytë me pikë të barabarta me kryesuesit e Irlandës. Danezët kanë fituar falë golit të Poulsen duke u shkëputur nga Zvicra e vendit të tretë.
Më herët, por në Grupin D, Irlanda barazoi 0-0 në transfertë me Gjerogjinë. Irlanda dhe Danimarka kryesojmë me nga 12 pikë, ndërsa Zvicra ndjek me 4 pikë më pak.
Ndërsa Rumania ka fituar pa problem 3-0 ndaj Ishujve Faroe në takimin e grupit F. Me këtë triumph të rëndësishëm rumunët ngjiten në vend të dytë duke kaluar Suedinë që ka një ndeshje më pak.