MENU
klinika

"Aktorët janë prindër të dy vajzave"

Çifti i aktorëve të njohur, prindër për herë të tretë

05.10.2019 - 09:41

Blak Lively dhe Ryan Reynolds janë bërë prindër për herë të tretë.

Ata tani janë pesë dhe janë rrugës për të krijuar familjen e madhe që ëndërrojnë.

Çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin, megjithatë burime për “People” kanë treguar se fëmija ka ardhur në jetë vetëm disa orë më parë.

Aktorët janë prindër edhe të dy vajzave, James 4 vjeçe dhe Inez 2 vjeçe.

Ata janë martuar në vitin 2012 dhe në një deklaratë për mediat kanë treguar se dëshirojnë një familje shumë të madhe, nëse do të kishin mundësi do të bënin edhe 30.