19.10.2019 - 11:17
Në puntatën e djeshme të “Hell’s kitchen”, Renato Mekolli është nxehur pasi ka gjetur një qime në pjatë dhe ka marrë vendimin e papritur për konkurrentët.
Shefi i kuzhinës i kërkoi konkurrentëve të gjenin kujt i ra qimja në pjatë dhe nëse nuk e gjenin e gjithë skuadra dënohet me qethje flokësh.
“Ose do gjeni personin ose skuadra juaj do shkojë për eliminim, për 2 ose 3 javë do jeni të eliminuar“, i tha Renato konkurrentëve.
Konkurrentët u shprehën se qimja nuk është e tyre dhe dy prej tyre zgjodhën të shpëtojnë skuadrën e të qethen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Hell's Kitchen" do vazhdojë
Çfarë ndodhi papritur për Renato Mekollin dhe projektin e ri?
Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”