MENU
klinika

Me dy vajza në “Hell’s Kitchen”

Ja kush është bjondia në krah të Renato Mekollit

14.08.2019 - 12:59

Gjatë edicionit të parë të “Hell’s Kitchen”, Renato Mekolli shoqërohej nga dy zëvendës shefa, Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj.

Mirëpo kësaj here, shefi i kuzhinës ka lajmëruar se vendin e djemve do ta zënë dy vajza, njëra bjonde dhe tjetra brune.

“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”- njoftoi Renato në një postim në Instastory.

Thuhet se vajza bjonde do të jetë ish-konkurrentja e edicionit të parë, Ani Alku.

Gjatë edicionit të parë, Ani fitoi zemrën e Renato Mekollit dhe ai e shprehu hapur pëlqimin ndaj saj. Madje, ai e ftoi vajzën të punonte në restorantin e tij pas mbarimit të “Hell’s Kitchen”.

Emri i vajzës së dytë e cila do të jetë krah Renatos gjatë emisionit ende nuk është zbuluar, megjithatë është bërë i ditur informacioni se ajo do të jetë brune.