MENU
klinika

Serie A, Java 10

CR7 i jep fitoren Juves në limit, “poker” i Romës

30.10.2019 - 23:06

Juventus ka marrë tri pikë me mjaft vlerë në një ndeshje që thuajse u mbyll në barazim. Bardhezinjtë fitojnë në shtëpi 2-1 në limit ndaj Genoas, ku gjithcka u vendos në fundin e ndeshjes.

U duk një ndeshje e thjeshtë e kampionëve të Italisë, sidomos pasi u shënua goli i parë nga Bonucci në minutën e 36-të. Por miqtë barazuan në minutën e 41-të.

Në minutën e 51-të, miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Cassata. Të njëjtin fat ka patur edhe ylli i Juventus-it, Rabiot, në minutën e 87-të.

Çmenduria ka filluar në minutën e 93-të, me VAR që i ka anuluar një gol Ronaldo-s dhe më i pas ka akorduar një penallti. Penallti që është transofrmuar në gol pikërisht nga portugezi, që i ka dhuruar tri pikët Zonjës dhe vendin e parë në renditje.

Në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmjen e sotme në Serinë A, Roma ka marrë një fitore të rëndësishme 4-0 në fushën e Udinese-s me një lojtar më pak.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Lazio e Thomas Strakoshës, që ka mposhtur pa probleme Torino-n në Olimpico. Fitojnë edhe Cagliari me Fiorentina-n, që kanë mundur respektivisht Bologna-n dhe Sassuolo-n.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit