MENU
klinika

Serie A, Java 10

Napoli nuk mposht rivalin direkt, mbetet larg kreut

30.10.2019 - 21:10

Napoli nuk ka mposhtur rivalin direkt në shtëpi, Atalantën, dhe për pasojë mbetet larg kreut të renditjes. Ndeshja ka përfunduar 2-2, ku në fund u akorduan 9 minuta shtesë.

Të kaltrit kanë pasur disa mundësi të mira në fillim, por goli ka ardhur në 16’ nga Maksimovic, teksa ka shfrytëzuar krosin e Callejon dhe shënon me kokë.

Vendasit patën edhe disa mundësi të tjera, por pa rezultat. Dhe kur nuk shënon, e pëson. Në fundin e pjesës së parë, Freuler barazon shifrat, ku jo pak faj ka edhe portiere Meret.

Në pjesën e dytë Napoli ka hyrë më i vendosur dhe ka krijuar një mori rastesh. Për të ardhur në 71’ minutë, kur Milik nuk fal i vetëm përballë portierit mik. Duhet vlerësuar edhe pasimi i saktë i Ruiz.

Kur u mendua se Napoli superoi një rival të fortë, miqtë bergamaskë surprizojnë me Ilicic. Pas shumë minutash nga VAR, goli jepet i saktë dhe Atalanta merr një pikë me vlerë në “San Paolo”. Trajneri Ancelotti merr karton te kuq.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN