Funksioni më intrigues i iOS 13 është padyshim ndërfaqja e errët e njohur edhe si “Dark Mode”.
Ai është një distancim i qartë prej ngjyrës së bardhë që ka dominuar iOS prej vitesh por një funksion i shumëpritur dhe shumëkërkuar nga përdoruesit. Ndërfaqen mund ta aktivizoni manualisht nga Qendra e Kontrollit ose duke hyrë në Settings por për fat të mirë Apple ka përfshirë një opsion i cili e aktivizon automatikisht në varësi në orës.
Kështu gjatë ditës mund të keni temën e bardhë ndërsa në mbrëmje temën e errët duke aplikuar më pak presion ndaj syve tuaj.
Aktivizimi automatik i temës është i thjeshtë.
Sigurohuni se keni të instaluar iOS 13 duke shkuar në Settings > General > Software
Hapni aplikacionin Settings dhe navigoni në Display & Brightness
Aktivizoni opsionin Automatic nën opsionin Appearance
Klikoni butonin Options për të përcaktuar orarin e aktivizimit automatik
Zgjidhni ose opsionin Sunset to Sunrise i cili përdor vendndodhjen tuaj për të përcaktuar temën e errët ose të bardhë, ose mund të vendosni vetë një orar