Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka analizuar problematikat e shfaqura në “stacionin” e radhës të garave kombëtare. Kësaj here nuk ka qenë objekt shqyrtimi Kategoria Superiore, sepse e kishte pushim.
Ajo që bie në sy është falja e dënimit për fushën e Besës. Klubi kavajas ishte i dënuar prej sezonit të kaluar, teksa në ndeshjen ndaj Bylisit pati episode të dhunës. Kështu, Besës do t’i falet gjysma e dënimit me kusht për një periudhë gjashtëmujore.
1.KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, gjobitet me 100.000 lekë. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
2.Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3.Pranimin e kërkesës së KF “Besa” dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6-mujore.
4.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6-mujore. Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje, llon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar, duke iu shtuar edhe dënimin e ri.
5.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj, si të pabazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.
6.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi, si të pabazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.
7.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati, si të pabazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.