Liga e basketbollit europian tashmë ka ndezur fuqishëm motorët dhe skuadrat pretendente kanë filluar me supremaci Barcelona dhe CSKA Moskë janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të javës së tretë.
Skuadra spanjolle arriti një fitore të lehtë me shifrat 103-84 ndaj gjermanëve të Alba Berlin, ndërsa CSKA-ja triumfoi 99-86 në derbin moskovit me Khimki.
Humbja e parë sezonale për Real Madrid, që u mund në fushën e Zalgiris, ndërkohë që surprizë është humbja në Athinë e të dy ekipeve greke. Olympiacos u mund 77-68 nga rusët e Zenit, ndërsa Panathinaikos u ndal në sekondat e fundit nga italianët e Milanos.
Java e ardhshme sjell një duel interesant, pasi Barcelona udhëton në Beograd për t’u ndeshur me Crvena Zvezda, një ekip shumë i fortë në shtëpi, që e ka treguar nga sezoni në sezon.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit