MENU
klinika

Basketboll, Euroleague

Koshi më i çuditshëm…me kokë

24.11.2018 - 13:47

Kemi parë kosha nga më spektakolarët, sidomos në NBA, por me kokë të shënosh kosh, kjo nuk ishte parë kurrë. Kjo ka ndodhur në ndeshjen mes Khimki të Moskës dhe Buduçnostit, e vlefshme për Euroligën e basketbollit.

Stefan Markovic kërceu për tri pikë, por në momentin e fundit e pa të lirë qendrën Jordan Mickey dhe vendosi t’ia pasonte topin.

Mickey mendoi se Markovic do të tentonte realizimin për tri pikë dhe ktheu kokën për të kontrolluar një top të mundshëm poshtë koshit, por në mënyrë të pabesueshme topi iu përplas në kokë dhe përfundoi në kosh.

Dy pikë të vlefshme për Khimkin, që në fund fiton edhe ndeshjen. Natyrisht, ky kosh do të mbahet mend gjatë në memorien e tifozëve të pranishëm…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN