MENU
klinika

Letra zyrtare

Drejtuesit e BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë

03.10.2019 - 18:23

“Hapni negociatat me Shqipërinë”. Kjo është kërkesa e bërë sot përmes një letre nga drejtuesit e Bashkimit Europian, drejtuar vendeve anëtarë.

Presidenti i KiE, Donald Tusk, Juncker, Von der Leyen, Sassoli kërkuan që Shqipërisë dhe Maqedonisë së t’i hapen negociatat, në një kohë kur vendimi jepet më 18 tetor.

Letër e përbashkët e Presidentëve Tusk, Sassoli, Juncker dhe Presidenti i zgjedhur Von der Leyen për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë:
Të dashur kolegë,

Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019. Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen.

Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj.

Letra Be

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë. Nuk ka asnjë garanci për sukses.

Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshme për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet.