MENU
klinika

Thirrjet e shqiptarëve në kampin e Sirisë

Duam të largohemi! ISIS po na afrohet…

29.10.2019 - 20:06

Që pas vdekjes të prindërve, 17 vjeçarja Elona Shuli, kujdeset e vetme në Siri për Suhejdin, djalin e saj 3 vjeçar të lindur atje si dhe për 2 motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Situata në kampin Al Hawl është përkeqësuar me futjen e forcave te shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, megjithatë Elona u tregon familjarëve se vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde, ndërsa ISIS po u afrohet.

“Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh”, ka thënë Elona Shuli.

Siç dëgjohet në një audio të siguruar nga Top Channel, 17 vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjej mënyrën për t’u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t’i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë.