Mund të duket e pabesueshme por është të vërtetë të paktën duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze angleze “The Sun”.
Sipas të përditshmes në fjalë presidenti i Tottenham Hotspur Daniel Levy po mendon seriozisht të shesë sulmuesin Harry Kane në verën e ardhshme.
Reali i Madridit, por edhe Barcelona e Paris Saint Germain janë gati të bëjnë çmendurira financiare për të firmosur me gjigandin e kombëtares angleze pa harruar, Chelsea-n dhe Manchester United që ka nevojë urgjente për një sulmues me peshë dhe Kane do të ishte ideali pasi do t’u garantonte të paktën 25 gola në sezon.
Megjithatë drejtuesit e Tottenham e vlerësojnë plot 280 milionë euro sulmuesin dhe për pak se 250 milionë nuk janë aspak të gatshëm të hynë në bisedime me klubet e interesuara.