MENU
klinika

Gabim i rëndë

E pajustifikueshme! Fassino: Nuk u kërkua anëtarësim por hapje negociatash!

19.10.2019 - 18:50

“Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në BE është një gabim i rëndë, që sjell zhgënjim ndaj shpresave të këtyre vendeve dhe që i heq shkëlqimin besueshmërisë së unionit”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit të Jashtëm të parlamentit italian, Piero Fassino.

“Për më tepër ky vendim ishte i pajustifikuar sepse bëhej fjalë jo për anëtarësim të menjëhershëm, por për hapjen e negociatave, që kërkojnë disa vite për arritjen në një përfundim”, thekson Fassino, i cili ka qenë edhe ish-ministër i Drejtësisë.

”Një bllokim i pakuptueshëm nga pak vende. Një konfirmim për tejkalimin e kriterit të unanimitetit”, theksoi ai.

“Italia, përherë në favor të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duhet të manifestojë gjithë afërsinë e saj me këto vende duke forcuar akoma rolin e sponsorit të integrimit të tyre europian”, përfundoi Fassino.