MENU
klinika

Pagesat me dieta dhe kriteret

E propozoi Tahiri 3 vite më parë, Rama miraton Policinë Vullnetare

03.10.2019 - 14:17

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme vendimin për organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të policimit vullnetar.

Mirëpo kjo nismë ishte inicuar që 3 vjet më parë nga ministri i Brendshëm i asokohe, Saimir Tahiri.

Ishte pikërisht Tahiri ai i cili në vitin 2016 propozoi policimin vullnetar gjatë Konferencës së parë Shkencore të Akademisë së Sigurisë.

“Është shumë e domosdoshme që kjo hapësirë të jetë e gjitha për tu eksperimentuar. Nesër mund të jenë të rinj që duan ti bashkohen policisë së shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë ti shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve” tha asokohe Tahiri lidhur me nismën sipas së cilës të rinjtë do mund të kryenin detyra të patrullimit dhe menaxhimit të trafikut rrugor. Sipas propozimit të ish-ministrit të rinjtë do trajnoheshin për këtë por pa iu lejuar përdorimi i armëve.

Polici vullnetar, sipas vendimit miratuar dje nga qeveria do mund të bashkëpunojë me efektivët e policisë së shtetit në rastet e tubimeve, koncerteve, kontrolleve, situatat e emergjencës, fatkeqësive natyrore, operacionet e shpëtimit etj.

Çdo person që vendos të bëhet pjesë e policimit vullnetar do të rimbursohet për shpenzimet e kryera gjatë punës sipas akteve nënligjore në fuqi për trajtimin me dieta, njëlloj si punonjësit e policisë.

VENDIMI I PLOTË I QEVERISË PËR PROPOZIMIN E INICIUAR QË NË VITIN 2016 nga TAHIRI:

  1. ORGANIZIMI, FUNKSIONIMI DHE FUSHA E VEPRIMIT TË SHËRBIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR
  2. Shërbimi i policimit vullnetar funksionon në mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunon me këto të fundit me qëllim:
  3. a) sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare;
  4. b) dhënien e ndihmës për menaxhimin e trafikut rrugor në qendrat urbane dhe rurale;
  5. c) dhënien e ndihmës për rritjen e sigurisë publike pranë institucioneve arsimore;

ç) kontrollin e territorit, mbështetjen e patrullimit policor për parandalimin e krimit dhe ndërhyrjen ndaj shkeljeve të ligjit;

  1. d) përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave civile, fatkeqësive natyrore, si dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit me karakter masiv.
  2. Polici vullnetar e kryen veprimtarinë e tij nën mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili caktohet nga drejtuesi i strukturës vendore.
  3. Kryerja e shërbimit të policimit vullnetar është i papajtueshëm me funksionet e gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit gjyqësor, drejtuesit në strukturat politike, punonjësit në institucionet e sigurisë kombëtare apo publike, të shërbimit të provës, të policisë së burgjeve dhe të Gardës së Republikës.
  4. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA TË PRANIMIT NË SHËRBIMIN E POLICIMIT VULLNETAR
  5. Kriteret e përgjithshme të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar janë, si më poshtë vijon:
  6. a) Të jetë shtetas shqiptar;
  7. b) Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
  8. c) Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike;

ç) Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

  1. d) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  2. dh) Të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
  3. Kriteret e veçanta të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar janë, si më poshtë vijon:
  4. a) Të ketë përfunduar trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë;
  5. b) Të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

III. TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E POLICIT VULLNETAR

  1. Polici vullnetar ka të drejtë:
  2. a) të njihet paraprakisht me të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë e shërbimit të policimit vullnetar, si dhe me sanksionet në rast të mospërmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim dhe nga kontrata individuale e vullnetarizmit;
  3. b) të rimbursohet për shpenzimet e kryera gjatë orarit të shërbimit apo jashtë qendrës së banimit, në ndihmë të strukturave policore;
  4. c) të pajiset me veshje, shenja dalluese dhe pajisje të tjera ndihmëse, të përcaktuara me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në përputhje me natyrën e aktiviteteve të vullnetarizmit dhe shërbimeve që do të kryejë;

ç) të kërkojë në mënyrë individuale vlerësim ose vërtetim pjesëmarrjeje për kontributin e punës vullnetare të dhënë prej tij nga struktura vendore e policisë;

  1. d) të kryejë trajnime falas në Akademinë e Sigurisë, sipas programeve të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
  2. Polici vullnetar gjatë shërbimit dhe/ose jashtë tij ka përgjegjësi:
  3. a) të ndjekë programin e trajnimit të detyrueshëm;
  4. b) të marrë pjesë në trajnime që organizon Policia e Shtetit, për të përmirësuar cilësinë e punës e të shërbimit;
  5. c) të kryejë aktivitetin e vullnetarizmit i paarmatosur, në përputhje me rregullat, udhëzimet dhe kërkesat e etikës së punonjësve të Policisë së Shtetit;

ç) të ruajë sekretin profesional, si dhe konfidencialitetin e të dhënave personale, me të cilat njihet gjatë angazhimit, si polic vullnetar;

  1. d) të zbatojë detyrat dhe udhëzimet e dhëna nga mbikëqyrësi në nivel vendor i Policisë së Shtetit, përveç rasteve kur:
  2. janë në kundërshtim me ligjin;
  3. paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e vullnetarit, si dhe atë të njerëzve të tjerë;

iii. konsiderohen moralisht të papranueshme nga ana e vullnetarit;

  1. vijnë në kundërshtim me kontratën e vullnetarizmit;
  2. dh) të njoftojë përfaqësuesin apo mbikëqyrësin e Policisë së Shtetit, në lidhje me pasojat, kur ndodhet përpara zbatimit të urdhrave që mund t’i shkaktojnë dëme të shëndetit ose jetës së tij.
  3. Gjatë shërbimit, polici vullnetar mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar nga veprimet e tij të kryera në kundërshtim me ligjin.
  4. Polici vullnetar kryen shërbime publike në mbështetje të punonjësve të Policisë së Shtetit.
  5. PËRGJEGJËSITË E PËRFITUESIT TË SHËRBIMIT
  6. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është përgjegjëse për përzgjedhjen, trajnimin, organizimin, drejtimin dhe trajtimin e policit vullnetar, duke u siguruar që:
  7. a) të trajnojë paraprakisht kandidatët që do të certifikohen si të aftë për të kryer detyra në ndihmë të Policisë së Shtetit;
  8. b) të sigurojë kushte normale pune për policin vullnetar, gjatë kryerjes së detyrave në bazë të kontratës së shërbimit vullnetar;
  9. c) të ruajë dhe të sigurojë konfidencialitetin e të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë së policit vullnetar;

ç) të rimbursojë shpenzimet e kryera nga polici vullnetar gjatë punës vullnetare, sipas akteve nënligjore në fuqi për trajtimin me dieta, njëlloj si punonjësit e policisë;

  1. d) të lëshojë vërtetim me shkrim për kohën e punës që ai ka shërbyer si polic vullnetar;
  2. dh) të ofrojë bazën e nevojshme materiale për kryerjen e aktivitetit të vullnetarizmit;
  3. e) të sigurojë plotësimin e kushteve të nevojshme për respektimin e të drejtave të policit vullnetar;

ë) të trajtojë policin vullnetar sipas përcaktimeve të bëra në nenin 106 të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar;

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Para se kërcitja e vdekjes, të na vijë të pragu i shtëpisë"

Dedikimi/ Tahiri: Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë…


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”