MENU
klinika

"E kam takuar disa herë"

Ekzekutimi i biznesmenit/ Artan Hoxha: Janë e njëjta dorë…

01.10.2019 - 10:20

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë të tjera detaje në dritë lidhur me vrasjen që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Lushnjes.

Besmir Hida, i njohur si biznesmen në zonë u vra në katin e dytë të një lokali teksa po pinte kafen e mëngjesit.

Hida ishte daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua dy vite më parë në qendër të qytetit të Lushnjes.

Ndërkohë, Hoxha shprehet se është e njëjta dorë dhe e njëjta skemë si ajo e dy viteve më parë dhe këtë herë viktimë mbeti babai i dy fëmijëve.

Gazetari shton më tej se Hida kërkonte drejtësi, madje është takuar personalisht me të.

“Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes”, shkruan gazetari.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Zamir Latifi

E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….

Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…

Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.

Besmiri besoii te drejtesia dhe ky shtetit dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend.