MENU
klinika

Prapaskena

Elseid Hysaj sot duhet të ishte i Valencias…

30.10.2019 - 14:49

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, sot duhet të ishte kundërshtar i Messit dhe jo i Cristiano Ronaldos. Antonio Jordano, gazetari i “Corriere Dello Sport”, ka bërë me dije edhe prapaskenën e merkatos së transferimeve.

Sipas tij, Hysaj do të kishte disa muaj me një tjetër fanellë në ditët e sotme, por një gjë e tillë nuk u la që të finalizohej nga numri një i klubit napolitan.

“Hysaj ishte i Valencias. Diçka e tillë u vendos ditën e fundit të merkatos së transferimeve. Mirëpo, në momentin kur pritej vetëm ‘vula zyrtare’ për të finalizuar transferimin, ishte Aurelio De Laurentis që bllokoi gjithçka duke e mbajtur shqiptarin sërish në Napoli”, – ka zbuluar gazetari Italian.

Së fundmi, dëmtimi i Malcuit dhe situata e dëmtimeve me mbrojtësit anësorë, mund t’i detyrojë napolitanët që të bllokojnë shitjet e lojtarëve gjatë merkatos së dimrit, përfshi edhe Hysajn, që përflitet se mund të kalojë te Roma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN