Studiuesit pretendojnë se kanë zbuluar 20 “strehimet” në rast se shpërthen ndonjë pandemi(epidemi e përhapur me përmasa globale) që mund të shkatërrojë racën njerëzore.
Në një studim mbi “Prioritizimin e shteteve ishuj si vendstrehim në rast të një pandemie ekstreme”, shkencëtarët e Zelandës së Re, që është shpallur si vendi i dytë më i mirë për t’i shpëtuar pandemisë apokaliptike, kanë përdorur një sërë kriteresh të rrepta që të eliminojnë opsionet. Ishujt e vegjël janë nxjerrë nga konkurrenca, kjo për faktin se u mungojnë një sërë burimesh që mund ta mbajnë gjallë qytetërimin modern.
Çdo “strehim” i mundshme është dashur të plotësojë kushtet për sa i përket distancës nga masat e tjera të tokës, rreziqet natyrore, burimet dhe numrin e vizitorëve që mund t’i pranojë çdo vit. Stabiliteti social ishte gjithashtu një nga faktorët kryesorë, e në anën tjetër studiuesit, profesori Nick Wilson dhe mjeku Mark Boyd, ndanë pikët për secilin element, duke ngushtuar kështu zgjedhjen e kandidatëve idealë.
Hulumtimi i tyre i botuar në revistën “Risk Analysis”, e ka shpallur Australianë “strehimin” ideal nga një pandemi globale, dhe atë falë energjisë së bollshme dhe ushqimit që gjendet në këtë kontinent. Në mesin e pesë vende më të mira për t’i shpëtuar pandemisë në mbarë botën janë: Zelanda e Re, Islanda, Malta dhe Japonia. Të pasuara nga Barbadosi, Kuba, Fixhi dhe Xhamajka.
Boyd tha se skenari më i keq i mundshëm do të ishte infektimi me organizëm të modifikuar gjenetikisht, që njerëzit mund ta kenë liruar aksidentalisht apo qëllimisht.
“Duhet të jemi të gatshëm për situata të tilla”, ka shtuar Boyd. Por, pavarësisht fakti se gjasat që një katastrofë e përmasave kaq të gjera të ndodh janë të vogla, Wilson pajtohet se vazhdimisht mendojnë për një gjë të tillë.
“Është një lloj policë sigurimi. Shpresoni që të mos ndodh kurrë, por në vjen deri te katastrofa, atëherë strategjia do të duhej të ekzistonte para se të ndodhte”, ka shtuar ai.