01.10.2019 - 20:06
Majlinda Bregu është takuar në Bruksel me liderin e partive të djathta evropiane, Joseph Daul.
Përmes rrjeteve sociale, Bregu ndan me ndjekësit foton e takimit si dhe ka një mesazh.
Sipas saj, grupi i Partive Popullore është një familje njerëzish që promovojnë bashkëpunimin.
“Një kënaqësi e vërtetë të takohem në selinë e Partive Popullore Evropiane (EPP) me presidentin Joseph Daul.
EPP është familja e madhe politike, por kryesisht një grup i madh njerëzish të devotshëm që promovojnë dhe luftojnë për bashkim, bashkëpunim dhe integrim në BE edhe kur diferencat janë prezentë” – shkruan Bregu.