Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i gjithëpushtetshëm i Turqisë pas tre mandatesh si kryeministër, mund të jetë politikani më i suksesshëm në botë.
Vetëm këtë muaj ai pati një tjetër “fitore”, presidenti Trump lejoi një sulm të tretë turk në tre vjet në Siri.
Hannah Lucinda Smith, e cila filloi të vizitojë Turqinë kur filloi rebelimi i Sirisë në vitin 2011, ishte korrenspodente për The Times dhe njohu magjinë e këtij “operatori të zgjuar politik, i cili po rafinonte markën e tij të populizmit një dekadë e gjysmë përpara se Donald Trump të shfaqej” .
Në dallim nga islamistët e mëparshëm në Turqi, Erdogan i bëri pasuesit Kemalistë të Mustafa Kemal Ataturk, themelues të republikës, të duken si fondamentalistë.
Smith shpjegon se si ambiciet e Erdogan shkuan përtej kufijve. Ëndrrat e tij për tokat e vjetra otomane, së bashku me trazirat rajonale arabe që fillimisht i shtynë partitë islamike përpara, në një farë mënyre u bashkuan në idenë që ai të mund të bëhej udhëheqësi kryesor i muslimanëve Suni.
Në mesin e vitit 2016, përpjekja për grusht shteti kundër Erdogan forcoi idenë e tij se Amerikanët dhe Evropianët po thurnin komplote kundër tij.
Vëzhgimet e Smithit janë shumëplanëshe: “Turqia është e ndryshme nga vendet e tjera që janë nën ndikimin e njerëzve të fortë. Ai nuk krenohet me një, por dy, ndoshta edhe tre ose katër, kulte që bashkëjetojnë personalitetin. ”Ataturk është akoma rivali kryesor i Erdogan”, shprehet ajo.
Nga Financial Times