MENU
klinika

Risia "Facebook News''

Facebook shton një opsion vetëm për lajme, do t’i paguajë publikuesit

26.10.2019 - 09:17

Facebook ka shtuar një opsion vetëm për lajme, do t’i paguajë publikuesit.

Megjithatë kjo është ende në fazën e testimit dhe do të jetë në disponim për të gjithë përdoruesit e Facebook-ut brenda disa muajve.

“Ky është një moment i madh për marrëdhëniet tona me industrinë e lajmeve”, ka thënë zyrtarja e lartë për lajmet në Facebook, Campbell Brown, në një intervistë për CNN Business.

Facebook ka punësuar një numër gazetarësh, për të zgjedhur “lajmet e sotme”, titujt më të rëndësishëm që do të shfaqen kur përdoruesi së pari hap seksionin News.

Algoritmi del me rekomandime të personalizuara për lexim të mëtejshëm, të përshtatura për lajmet që “ju lexoni, ndani me miqtë dhe i ndiqni”, është bërë e ditur nga ky rrjet social.

Është bërë e ditur se të gjitha shkrimet vijnë nga burime të jashtme, Facebook nuk po prodhon asnjë nga këto lajme.

Disa botues do të paguhen, nëse lajmet e tyre do të shpërndahen në Facebook.