MENU
klinika

Intervista

Fevzije apo Gili, pse nuk e ndryshoi këngëtarja emrin!

20.10.2019 - 21:35

Kush nuk e mban mend hitin “Xixëllonja” të kënduar nga Gili në Festivalin e Dhjetorit në vitin 1995!

E ftuar në “E Diell”, në “makinën e memories” si simbolikë për të gjitha këngët e saj ndër vite, Gili foli për emrin e saj origjinal Fevzije Konushevci.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari”, është shprehur këngëtarja.

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend”, ka sqaruar ajo.

Këngëtarja e cilësuar si barbie kukulla e skenës shqiptare për shkak të stilit unik në veshje, tha ndër të tjera se e kanë quajtur kështu sepse ka dashur gjithmonë të japë imazhin e vajzës së përrallave, të mirë, të butë që e duan familjarët.

“Barbie kukulla nuk ka qenë paragjykim për mua, por vlerësim”, ka sqaruar Gili.