Më në fund, janë shfaqur gjërat e reja që do t’i ketë vazhdimi i Fortnite, që pritet të lançohet në fund të vitit, më dy dhjetor.
Chapter 2, për të gjithë adhuruesit e video-lojës, do të përmbajë shumë risi.
Harta e re, është shumë më e madhe dhe me hapësira të reja, shumë e përshtatshme që të përdoret me POI të ri. Në mesin e pjesëve që do të eksplorohen janë Weeping Woods, Dirty Docks dhe Craggy Cliffs.
Epic Games ka punuar që në Fortnite Chapter 2, të ketë ndërlidhje shumë më të mëdha me ujë, duke ofruar shkopinjtë e peshkimit, mundësinë që lojtarët të notojnë si dhe motorët e ujit që lëvizin me shpejtësi të madhe.
Të mbajturit e lojtarëve tjerë, sikur jeni duke ikur nga betejat e lashta, është një prej mundësive të mahnitshme për të treguar heroizëm. Ata mund të barten kur të jenë plagosur, por edhe të hidhet kur lojtari është lodhur.