MENU
klinika

Botërori i Ushtrive

Foto botërore, atleti shqiptar pret finishin me akrobaci

28.10.2019 - 13:16

Pas medaljes së bronzit nga Luiza Gega, Shqipëria është bërë sërish protagoniste në Lojërat Botërore Ushtarake që po zhvillohen në Wuhan të Kinës.

Në këtë event botëror morën pjesë edhe 7 “sportistë ushtarakë” nga Shqipëria, që punojnë pranë forcave ushtarake (Minstrisë së Brendshme).

Interesant ishte gjesti i kryer nga një sportist shqiptar në këtë turne, që ka tërhequr vëmendjen e organizatorëve dhe jo vetëm. Atleti Renato Dorzi, që mori pjesë në garën e maratonës (42 km), e ka mbyllur këtë garë jo si gjithë të tjerët, por duke kryer një akrobaci në vijën e finishit.

Gjesti i tij ka befasuar të gjithë, teksa fotot e këtij nishi kanë bërë xhiron e botës. Duket se distanca prej 42 km nuk e ka lodhur aspak Renato Dorzin, që edhe pse nuk ka fituar ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionati Ekipor Europian të Atletikës

Luiza Gega, rekord kombëtar dhe kualifikim në Tokyo 2020

Mbyllet finalja e 3000 metrave

Luiza Gega shkruan historinë!