MENU
klinika

Në moshën 93 vjeçare

‘Fqinjët’ lajmërojnë: Ndahet nga jeta producenti i njohur

12.10.2019 - 18:15

Producenti i njohur Australian, Reg Watson ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare.

Lajmi i vdekjes së tij u bë publik në ‘twitter’ nga faqja e serialit që ai ka krijuar 35 vite më parë ‘Fqinjët”.

Watson lindi në Queensland por u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1955 dhe punoi në shfaqjen televizive Crossroads.

Ai u zhvendos më pas në Australi për të krijuar një departament të ri të dramës për Grundy Television.

Aty ku pati fillesat edhe seriali Fqinjët, që tashmë është i njohur edhe në Mbretërinë e Bashkuar.