MENU
klinika

Euro 2020, eliminatore

Gafa me himnin e Shqipërisë, UEFA dënon Francën

24.10.2019 - 10:32

UEFA nuk e ka kaluar lehtë gafën e Francës në momentin e këndimit të himnit para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare më 10 shtator.

Ndeshja e vlefshme në eliminatoret e Euro 2020 do të kujtohet gjatë si një nga dështimet e kampionëve të botës për të respektuar miqtë.

Ai takim do të kujtohet për gafën e famshme të himnit të ngatërruar me atë të Andorrës e refuzimit të kuqezinjve për të luajtur atë sfidë derisa u dëgjua i duhuri.

Një ngjarje e cila kaloi në mediat më të njohur botërore e sigurisht që dëmtoi imazhin e UEFA-s, ndaj kjo e fundit nuk është kursyer në gjobën e saj ndaj Federatës Franceze të Futbollit.

Duke e klasifikuar ndër shkeljet e rënda në mosmarrjen e masave të mjaftueshme organizative, për francezët ka mbërritur fatura që duhet të paguajnë me një gjobë relativisht të lartë.

Sipas”L’Equipe”, në zyrat e Federatës vendase ka mbërritur edhe vendimi i dalë nga komisionet disiplinore dhe bëhet fjalë për një gjobë prej 20 mijë eurosh që duhet të paguajë vendi organizator për atë gafë të rëndë që bëri në fillimin e ndeshjes.

Sipas medieve franceze, ngatërresa të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por fakti që çështja u bë kaq publike, ka shtyrë UEFA-n që të vendosë një gjobë kaq të lartë.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cikalleshi shënon golin e nderit!

Euro 2020/ Gjelat shkërmoqin Shqipërinë!