MENU
klinika

Vjen në jetë djali i tij

Gaz Paja bëhet baba për herë të parë!

28.10.2019 - 15:15

Aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja është bërë baba për herë të parë.

Burime të sigurta bëjnë me dije se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një vogëlush.

Ende nuk janë zbuluar më tepër detaje, megjithatë me siguri së shpejti çifti do i tregojë vetë. Kujtojmë se Gazi dhe Ira i dhanë fund beqarisë këtë verë në një ceremoni madhështore. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe duket se ky është viti i tyre.

Gazi dhe Ira kanë një lidhje të gjatë, të cilën preferuan ta mbanin larg vëmendjen mediatike.

Ata janë komentuar gjatë në media për shkak të diferencës në moshë prej 17 vitesh, megjithatë ata sot janë më të lumtur se kurrë.