31.10.2019 - 19:03
Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, së fundmi ka udhëtuar drejt Turqisë sepse shumë shpejt ajo do të sjellë për publikun këngën e saj më të re.
Kënga do të jetë duet me një artist tepër të rendësishëm turk i cili ka mbetur sekret, por duket se ky projekt i ri muzikor do ti hapë Gentës dyert e tregut ndërkombëtar.
Për duetin e saj kanë shkruar gjatë edhe mediat turke.
“Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret “.
“Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”, shkruan një media turke.