“Gjermania i tha ‘PO’ hapit të radhës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndaj vazhdimi i reformave është parakusht për anëtarësimin”.
Kështu deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf.
Në kuadër të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori tha se institucionet shqiptare duhet ta përmirësojnë jetesën e qytetarëve të tyre.
“Të dyja vendet kanë përjetuar ‘rënien e murit’. Gjermania, destinacion i emigrantëve shqiptarë dhe është donatori më i madh bilateral i Shqipërisë. Qëllimi ynë është që të përmirësojmë jetesën në Shqipëri. Gjermania i tha ‘PO’ hapit të radhës për anëtarësimin. Ndaj vazhdimi i reformave është parakusht për anëtarësimin. Reformat përmirësojnë mjedisin për investitorët gjermanë, të interesuar për Shqipërinë.
Investimet e huaja shtojnë vendet e punës. Në shumë fusha, marrëdhëniet janë besimplota”, tha Zingraf.