MENU
klinika

Prej kohësh "të ndarë" për çështje politike

Gjermania “pajton” Ramën dhe Metën

03.10.2019 - 20:15

Ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, shumë çështje i ndajnë, ndërkohë që ka edhe një iniciativë shkarkimi mes tyre.

Por Gjermania, me sa duket i ka bashkuar. Bëhet fjalë për Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë qenë të ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Ata janë parë afër e afër me njeri-tjetrin por nuk dihet nëse ka pasur shtrëngim duarsh mes tyre.