Tre klube dhe një trajner janë gjobitur me nga 1 milion nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e zhvilluar në fundjavën e kalur në Kategorinë Superiore.
Komisioni i Disiplinës këtë radhë ka vendosur që të mos mbyllë dyer stadiumesh në Superiore, edhe pse vendimet e saj tregojnë qartësisht se ka pasur probleme në fusha të ndryshme.
Klubet e Skënderbeut, Luftëtarit e Vllaznisë janë dënuar me nga 1 milion lekë gjobë për sjelljet e tifozëve, ndërsa janë barazpeshuar në mënyrë të çuditshme, pasi në rastin në Shkodër, është goditur me shishe një nga futbollistët e Partizanit.
Ajo që duket paksa absurde dhe e ekzagjeruar është masa ndëshkimore që është marrë ndaj trajnerit të Luftëtarit, i cili debatoi me gjyqtarët se nuk e lejonin që të bënte zëvendësimin dhe mund t’i rrezikonin rezultatin e ndeshjes ndaj Bylisit.
VENDIMET E DISPLINËS
KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
Zyrtari i KF “Luftëtari”, Agron Bajrami, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Zyrtar i KF “Luftëtari”, Georgios Marantas, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 47/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lek.
Zyrtari i KF “Shënkolli”, Albert Rusit, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Mirdita”, Besjan Pepkolaj, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Tepelena”, Dhimitros Sakas, për ofendim ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Butrinti”, Benardo Bazaj, për provokim të publikut,në bazë të Nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Tomorri”, Endri Korroveshi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Internacional” U-19, Marvi Hasani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Partizani” U-19, Alesio Kolonja, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Fatjon Hasani, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
KF “Teuta” U-17, për akte dhune duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes kundër KF “Luftëtari” U-17, në bazë të Nenit 64/2/b të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe dhe 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadium përkatës.
KF “Kukësi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Beslidhja” U-17, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.
KF “Kukësi” U 15, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tirana” U-15, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit