Me Ernest Gjokën në krye, Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e radhës në shtëpi, duke u mundur nga Akademija Pandev me rezultatin 0-1 dhe duke u larguar edhe më shumë nga kreu.
Është e dyta humbja radhazi, duke i futur kuqezinjtë edhe më shumë në krizë për rezultatet, teksa tashmë mund të prekin edhe fundin.
Shkëndija e sheh veten në kuotën e 11 pikëve, 3 më shumë se Boreci i vendit të fundit, që ka edhe një ndeshje më pak, ndërkohë që Akademija Pandev është ngjitur në krye me 21 pikë.
Ndeshjet e tjera, do të luhen nesër aty ku Vardari ka një transfertë delikate me Makedonija GP, ndërsa Shkupi luan ndaj Borecit në transfertë. Ekipi tjetër shqiptar, Struga, provon forcën në transfertë ndaj “romantikëve” të Rabotniçkit.