Granit Xhaka ka kaluar ditët më të vështirë të karrierës sportive dhe kjo jo nga forma, por nga fyerjet që i kanë bërë tifozë të ndryshëm të Arsenalit.
Kapiteni, pasi ka qëndruar disa ditë në heshtje, duke munguar edhe në ndeshjen e mbrëmshme (Liverpool-Arsenal 5-5), ka folur sot, duke shpjeguar pse reagoi ashtu drejt tifozëve në ndeshjen e kampionatit të luajtur fundjavën e kaluar kundër Crystal Palace.
“Pasi mora pak kohë për të reflektuar në lidhje me atë që ndodhi të dielën, do të doja t’ju jepja një shpjegim dhe jo një përgjigje të shkurtër. Ajo që ndodhi gjatë zëvendësimit tim më ka prekur shumë.
Unë e dua këtë klub dhe jap gjithmonë 100% në fushë. Fakti që nuk jam kuptuar nga tifozë dhe fyerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjeve dhe në rrjetet sociale që më janë bërë javët e fundit më kanë lënduar shumë.
Njerëzit kanë shkruar gjëra si ‘Do të të thyejmë këmbët’, ‘Do të të vrasim gruan’ dhe ‘Uroj që vajza jote të ketë kancer’. Këto mesazhe më kanë shtyrë të reagoja siç bëra të dielën.
E lashë veten të ndikohesha nga kjo dhe reagova nbë një mënyrë ofenduese për ata tifozë që mbështesin skuadrën tonë dhe mua me energjinë e tyre pozitive. Nuk ishte ky qëllimi ime më vjen keq nëse është kjo ajo që kanë menduar njerëzit.
Urimi im është që të kthehemi të kemi një respekt reciprok, duke kujtuar arsyen që na ka bërë të biem në dashuri me këtë lojë. Le të lëvizim përpara bashkë dhe në mënyrë positive” – ka shkruar Granit Xhaka në profilin e tij në Instagram.