MENU
klinika

Kapiteni shqiptar

Gjesti i Xhakës, “pro” dhe “kundër” tek Arsenal

28.10.2019 - 13:02

Granit Xhaka mbrëmë është protagonist në ndeshjen që Arsenal barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Mesfushori shqiptar, që po mbante shiritin e kapitenit, është zëvendësuar dhe kjo nuk është pritur mirë nga ai.

Tifozët e shumtë kanë vërshëllyer kapitenin kur po dilte nga fusha, ndërsa Xhaka ka hequr bluzën dhe është futur në dhomat e zhveshjeve, duke dashur mos polemizojë më shumë.

Por ky gjest ka ndarë tifozët e Arsenal, shumë janë ata që e mbështesin, me idenë që kapiteni nuk vërshëllehet, por ka plot të tjerë që e shajnë në rrjetet sociale, me idenë që kapiteni duhet të jetë shembull dhe të dilte nga fusha menjëherë.

“Granit Xhaka, kam një fjalë për ty dhe po e përdor në kanalin zyrtar: Shko q**! Xhaka nuk është kapiten, nuk ka gjak kapiteni. Ecte ngadalë, teksa duhet të vraponte për t’i dhënë ekipit sa më shumë kohë. Ai nuk është lider. Dhe shkon provokon tifozët… Të mbushet!” – ishte komenti i një tifozi “live” në transmetim.

“Ajo që i bënë Xhakës është e turpshme! Nuk është parë që të vërshëllehet kapiteni në këtë mënyrë” – komenton një tjetër tifoz, duke mbështetur Xhakën.

“Vërshëllehet Xhaka, ai reagon dhe gjendet fajtori! Po gjërat e tjera pse nuk funksionojnë tek Arsenal?!” – është një tjetër reagim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN