MENU
klinika

Haaland i rikthehet golave

Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

28.04.2024 - 22:21

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në ndjekje të kryesuesve të Arsenalit dhe kanë një ndeshje më pak, teksa pretendojnë të mbajnë fronin e kampionit në Premier League.

Ndeshja u zhbllokua nga Gvardiol në minutën e 32, me kroatin që shënoi me kokë pas një krosimi të De Bruyne nga këndorja. Sërish De Bruyne pasoi për Haaland në minutën e 71, me sulmuesin që rikthehet te goli dhe “vulosi” tri pikët.

Man. City mban vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenali që prin tabelën.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak