MENU
klinika

Eksperimenti i kompanisë

Hyundai po përgatit taksitë që s’kanë nevojë për shofer

27.10.2019 - 10:07

Javën e ardhshme, Hyundai do të vë në funksion një numër të madh të taksive që voziten vet, nëpër Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse makinat do ta kenë sistemin që vozitet vet, të zhvilluar nga kompania kineze Pony.ai, para timonit do të jetë i ulur një shofer.

Në këtë formë, prodhuesi korean do të testojë, se si sillen njerëzit në makinat që voziten vet dhe si ndihen në këto ambiente. Klientët do të kërkojnë taksin nëpërmjet aplikacionit në smartfon, si dhe do t’i japin koordinatat algoritmit, se ku duan të ndalojnë.

Të gjitha udhëtimet, që pritet të realizohen në një zonë ku shumica e banorëve janë studentë, do të jenë falas.

Por, ata do të monitorohen dhe në fund të japin një vlerësim, lidhur me eksperiencën në një makinë të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN