MENU
klinika

Përzgjedhja

Ikona e basketbollit emërohet trajnere e Kombëtares

30.10.2019 - 14:01

Është emëruar zyrtarisht trajnerja e Kombëtares së Shqipërisë në basketboll për femra. Këtë ekip do ta drejtojë ikona e basketbollit shqiptar Mirza Alibegaj.

Ky është vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Basketbollit në prag të fushatës së ndeshjeve kualifikueseve për Kampionatin Europian të vitit 2021, i cili do të nisë në muajin nëntor.

Alibegaj nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi trajnerja aktuale e Tiranës nuk do ta ketë për herë të parë që do të ofrojë eksperiencën e saj në rangjet e përfaqësueseve, duke kujtuar se më parë ka qenë edhe trajnerja e Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshën U-18.

Përtej kontributit të madh si lojtare e Tiranës, Luftëtarit apo dhe e Kombëtares së Shqipërisë, pritet që Mirza Alibegaj tashmë të transmetojë vlerat e saj më të mira edhe te përfaqësuesja e vajzave.

Nuk do të jetë e lehtë, aq më tepër që Shqipëria do të jetë përballë disa skuadrave me shumë eksperiencë në këtë sport, si Lituania, Serbia dhe Turqia.

Dy ndeshjet e para për Alibegajn do të jenë në muajin nëntor, pikërisht në transfertë me Lituaninë (më 14 nëntor, ora 18:30) dhe më 17 nëntor, në orën 16:00, te pallati i sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj, ku do të bëjë vizitë Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN