MENU
klinika

U akuzua si pjesë e grupit “Bajri”

Ish-trajneri kuqezi shpallet i pafajshëm

22.10.2019 - 11:49

Ka qenë një vit shumë i vështirë për ish-portierin e shquar të Vllaznisë, drejtues i saj dhe ish-trajner i kombëtares shqiptare të femrave në futboll, Armir Grima.

Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, kaloi nëpër akuza e dyshime të forta për trukime ndeshjesh, por ditën e sotme është çliruar nga çdolloj akuze dhe është shpallur i pafajshëm.

Gjykata e Shkodrës ka pushuar çështjen ndaj tij, pasi prokuroria e këtij rrethi ka konstatuar se nuk ka bërë vepër penale. Më konkretisht, nuk provohet dot se Grima ka kryer veprën penale të shit-blerjeve të ndeshjeve të futbollit.

armir grima
armir grima

Dyshimet për këtë gjë e burgosën fillimisht, pastaj e lanë me masën “detyrim paraqitje” prej disa muajsh. Prej kësaj të marte, ai është qytetar i lirë dhe pa asnjë njollë mbi shpinë. Kësisoji, pritet t’i rikthehet aktivitetit normal, pse jo edhe në futboll.

Operacioni policor “Volvo 4” e përfshiu atë në akuza, bashkë me një grup të rrezikshëm kriminal, që operonte në kryeqendrën e veriut. Grima dyshohej se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë, mes Vllaznisë B dhe Tërbunit të Pukës, gjë që nuk është faktuar dot.

Në shtator 2018, FSHF, duke parë situatën e krijuar me ish-portierin e Vllaznisë, vendosi ta pezullojë nga detyra që mbante, si trajner i kombëtares së Shqipërisë për femra, në futboll.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN