MENU
klinika

Ngritja e SPAK

Ja kush janë 8 prokurorët që do të “zhdukin” korrupsionin dhe do hetojnë politikanët

25.10.2019 - 18:59

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri të ditur sot se do miratojë brenda një afati 30 ditor, tetë emrat e prokurorëve të SPAK, të cilët do të nisin punën për të hetuar rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe emrat e zyrtarëve të lartë, që janë aktualisht apo kanë qenë më parë pjesë politikës.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, KLP thekson se kryetari i saj, Gent Ibrahimi, ka raportuar para këshillit  fazën në të cilën ndodhet  ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsionit apo siç njihet ndryshe si SPAK.

Në korrik të këtij viti, KLP renditi 15 kandidatë që do ishin pjesë e garës për prokurorë në SPAK, por 8 prej tyre arritën të kalojnë me sukses procesin e vettingut në formë të prerë.

Sipas njoftimit të KLP-së të publikuar në faqen zyrtare,  tetë prokurorët që kaluan sitën e vettingut janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.  Këtu gjeni të plotë vendimet e mbledhjes së sotme të KLP