MENU
klinika

Kritika befasohet!

“Jaho, një përbindësh i skenës”

09.10.2019 - 12:15

      Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, rrëmbeu duartrokitje të stërgjata nga publiku spanjoll. Me rolin e skllaves Liu, në veprën e Puçinit, salla nuk pushoi për plot nëntë minuta, në shenjë admirimi, kënaqësie artistike dhe estetike.

 

 

 

Është më se e dukshme, se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të emocionojë të pranishmit në sallë. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë muzikore i kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në kontaktin e parë. Mision i përmbushur,” thotë ndër të tjera kritika, pas premierës së veprës në teatrin “Liceu” të Barcelonës.

 

 

Njëzet vjet pas rihapjes së këtij teatri, e njëjta oper, “Turandot”, vihet në skenë, kësaj here si një prodhim të ri i regjisorit skenik Franc Aleu, që shndërron veprën e Puçiniit në një operë futuriste.

 

 

 

Në skenën e teatrit luksoz është ngjitur një trupë e përzgjedhur ndërkombëtare, për të interpretuar veprën e fundit nga Puçini. Ajo udhëhiqet nga sopranoja Iréne Theorin, në rolin e princeshës Turandot dhe tenori Jorge de León, i cili, i jep zë princit të huaj, Calaf. Mbi dymijë vetë që mbushën amfiteatrin kanë brohoritur trupën, veçanërisht sopranon Ermonela Jahon, për rreth nëntë minuta.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen