MENU
klinika

Ja çfarë duhet të bëni!

Jeni helmuar nga ushqimi

27.10.2019 - 21:42

Efektet e helmimit nga ushqimi ndryshojnë nga një person në tjetër.

Dikush përjeton shtrëngime në stomak e dikush tjetër të vjella dhe diarre. Pa lënë mënjanë efekte të tjera si marrje mëndsh dhe dehidratimin.

ushqimet e kontaminuara-konica.al
  • Ja çfarë duhet të konsumoni për t’u ndierë më mire:

Çaji i mentes– përdoret shumë në aromaterapi. Ka efekt relaksues dhe qetëson trupin.Lehtëson spazmat dhe dhimbjen.

Uthulla e mollës– qetëson traktin gastro-intestinal në stomak. Ka natyrë alkaline dhe nuk i lejon bakteret të “pushtojnë” stomakun. Parandalon shumimin e mikroorganizmave që kanë shkaktar helmimin e ushqimit.

Uji– diarreja është një nga pasojat e helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Eliminon toksinat dhe bakteret e tjera që do të përshpejtojnë shërimin.

Karbon aktiv (ushqimor)-lufton gazrat dhe dhe substancat e padëshëriuara që dëmtojnë trupin.

Limoni– prania e aciditetit zhduk bakteret duke përshpejtuar shërimin.

Mollët– lehtësojnë urthin dhe parnadalojnë acidin refluks. Përmbajnë susbastnca që shkatërrojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që shkaktojnë dhimbje stomaku.

Bananet– kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Ndihmon gjithashtu të merrni veten shpejt.

Borziloku– gjethet e borzilokut të përziera me një lugë gjelle mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet në fyt dhe stomak. Vetëm pas disa orësh do ta ndieni veten shumë më mirë.

Kumini– farat e tij qetësojnë lëngjet në stomak. Shtoni disa fara në supë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Xhinxheri-Ka efekte të shkëlqyera kundër sëmundjeve të aparatit tretës. I kombinuar me mjaltin ai është një trajtim i mirë për dhimbjen dhe reduktimin e inflamacionit.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë