MENU
klinika

Fituesja e medaljeve olimpike

Kampionia belge i jep fund jetës me “euthanasia”

23.10.2019 - 15:48

Në moshën 40-vjeçare, kampionia belge Marieke Vervoort, i jep fund jetës së saj, duke aplikuar ligjin e “euthanasia”.

Dhimbja e shkaktuar nga sëmundja që i kishte paralizuar këmbët ishte bërë e padurueshme, ndaj 4 herë tuesja e medaljeve olimpikë në Lojërat Olimpike vendosi t’i japë fund jetës.

“Tani për tani po shijoj ende jetën. Kur do të kem më shumë ditë të shëmtuara se të mira, do të aplikoj ligjin e “euthanasia”, pasi dokumentet i kam gati”, – pati thënë Vervoort pas medaljes së artë të tuar në Olimpiadën e Rios.

Ajo ditë e mallkuar për të erdhi. Praktimi i “Euthanasia” (vrasje me dëshirë e kërkuar nga vetë personi) është i lejuar në Belgjikë. Marieke Vervoort, në moshën 14-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje muskolare, që i paralizoi këmbët.

Por sëmundja u përkeqësua shumë vitet e fundit, teksa nuk arrinte të flinte më. Ndaj ajo vendosi t’i thotë mjaft jetës. Ajo garonte me karrocën e saj, në not, basketboll dhe triathlon.

Në Lojërat Olimpike “Londër 2012” ajo fitoi një të artë dhe një të argjendtë, ndërsa në “Rio 2016” fitoi një të argjendtë dhe një të bronztë. Në vitin 2008, Vervoort kishte firmosur me dëshirën e saj dokumentet për aplikimin e “euthanasia”.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmirësohet me mbi 1 minutë

Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës