10.10.2019 - 14:52
Kate Middelton ka rënë gjithmonë në sy për look-un e saj. Plot sharm, dukesha ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut dhe gjithmonë është vlerësuar në daljet e saj.
Sigurisht që për look-un e Kate është një staf që kujdeset, megjithatë duket se ajo ka zgjedhur të duhurit.
Kate rrallë ndryshon look, megjithatë së fundmi na ka habitur të gjithëve. Për këtë vjeshtë ajo ka zgjedhur të bëhet bjonde duke na dhënë një ide shumë të mirë për flokët.
Dukesha është fotografuar në një nga daljet e saj të fundit dhe vëmendjen e kanë marrë flokët në një nga nuancat e bjondes.
Kjo ngjyrë e re i jep edhe më shumë shkëlqim dukeshës, të cilën jemi mësuar ta shohim me flokë të errët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Cilat ishin ato shqiptare
Gratë që drejtuan botën
Zbuloni detajet...