Kina e ka dëmtuar së tepërmi veten, me përpjekjen për të ngacmuar Shoqatën Kombëtare të Basketbollit të Amerikës (NBA).
Gjithçka filloi kur menaxheri i përgjithshëm i Houston Rockets, Daryl Morey, shprehu në një postim në Twitter (dhe pastaj e fshiu shpejt) mbështetjen për protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong: “Luftoni për Liri. Qëndroni me Hong Kongun.”
Përgjigja ishte e shpejtë. Qeveria e Kinës i “renditi në listën e zezë”; urdhëroi rrjetin televiziv të drejtuar nga shteti që të anulonte transmetimet e dy ndeshjeve në NBA; dhe udhëzoi ndërmarrjet kineze që të ndërprisnin sponsorizimet e tyre dhe marrëveshjet e licencimit me NBA.
Si tregu më i madh ndërkombëtar i NBA-së, Kina priste që të kërkonin falje për ofendimin e Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe të zotoheshin që kurrë të mos përsërisnin gabimin. Dhe, fillimisht, NBA ashtu veproi. “Ndihemi shumë të zhgënjyer nga fjalimi i papërshtatshëm i Morey, i cili është për të ardhur keq,” tha kampionati në një deklaratë. “Ne e konsiderojmë si çështje serioze respektimin e historisë dhe kulturës kineze.”
Por, kjo përpjekje shkaktoi zemërimin e ligjvënësve amerikanë, të cilët akuzuan NBA për zgjedhjen e parave para të drejtave të njeriut.
Nën presion, komisioneri i NBA-së, Adam Silver, në një intervistë me një gazetë japoneze, ai tha, “Morey ka mbështetje për sa i përket aftësisë së tij për të ushtruar lirinë e tij të shprehjes.”
Në fund të fundit, ishte Kina që duhej të tërhiqej. Autoritetet lejuan që një lojë e planifikuar më parë e ekspozitës NBA të luhej në Shanghai.
Mësimi duhet të jetë i qartë: ngacmimi është një mënyrë e sigurt për të humbur miq dhe për të bërë armiq në Perëndim.
Kina mund të jetë një treg fitimprurës për NBA, i cili ka korrur të ardhura miliarda dollarë përmes marrëveshjeve të transmetimit dhe licencimit të mallrave në vend; por NBA është gjithashtu një mik shumë i vlefshëm për Kinën. Marrëdhënia e saj me ligën është një nga sukseset e mëdha në marrëdhëniet e saj kulturore dhe tregtare me Shtetet e Bashkuara, dhe një shembull i fuqishëm i “diplomacisë sportive” Sino-Amerikane.
Qeveria ka ngacmuar vazhdimisht disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohura në botë pasi ata prekën ndjeshmërinë e saj delikate politike.
Kina ka përdorur taktika të ngjashme për të bërë presion ndaj qeverive perëndimore që dalin kundër saj. Për shembull, ajo ndërpreu marrëdhëniet e biznesit të kufizuara me Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar kur ata pritën Dalai Lama.
Zyrtarët kinezë kanë stimuj të fortë për të demonstruar besnikërinë e tyre ndaj regjimit, madje edhe në kurriz të objektivave strategjikë.
Një sjellje e tillë vetë-mposhtëse ka të ngjarë të vazhdojë, dhe i kushton shtrenjtë Partisë Komuniste Kineze.
Sa më shumë miq të Kinës të shndërrohen në armiq, aq më e lehtë do të jetë për SHBA që të krijojë një koalicion për ambiciet e tij.
Në atë pikë, taktika e preferuar e bullizmit kinez për të mbrojtur interesat e saj do të bëhet edhe më pak efektive.
Minxin Pei është një profesor i qeverisë në Kolegjin Claremont McKenna dhe kontribues në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.