24.10.2019 - 18:28
Me siguri, kur mendoni për konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike në familjen tuaj, kurrë nuk mendoni për modemin e internetit.
Lënia e tij gjatë gjithë ditës në prizë, megjithatë, konsumon energji elektrike po aq sa edhe një frigorifer.
Për këtë arsye, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit të energjisë së modemit para se ta blini, për t’u siguruar që ai ka konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është në funksion dhe në gjendje stand-by.
Agjencia Federale Gjermane e Mbrojtjes së Mjedisit (UBA) pretendon se kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket, në rast se përdor edhe një linjë telefonike.