Një emrat e mëdhenj të boksit është edhe boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, i cili bën me dije se mund të rikthehet në ring vitin e ardhshëm.
Boksieri ukrainas humbi titujt kampionë bote të peshës së rëndë në vitin 2015, kur u mposht nga Tyson Fury. Ndërsa sfida e tij e fundit në ring daton në vitin 2017, kur u mund nga një tjetër britanik, Anthony Joshua.
Gjithsesi, ukrainasi shprehet se rikthimi në ring është një mundësi reale për të. Ai ka një objektiv të qartë: Të bëhet boksieri kampion bote më i vjetër në moshë në peshën e rëndë. Rekordi mbahet nga George Foreman, që ishte kampion i këtij Divizioni në moshën 45-vjeçare.
“Unë ende kam shanse të dueloj dhe hera-herës mendoj rikthimin. Jam vetëm 43 vjeç. Unë nuk do të rikthehem vetëm sa për të zhvilluar një duel.
Rikthehem për të thyer një rekord. Kam qenë dy herë kampion bote, mund të bëhem sërish i tillë edhe për herë të tretë. Foreman u bë kampion bote në moshën 45-vjeçare, ndaj mund ta realizoj edhe unë këtë gjë”, – u shpreh Klitschko