Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se do të nisë një verifikim për situatën e ndotjeve në lumin Buna.
Kjo menjehere pasi Mali i Zi ka derguar një notë proteste Shqipërisë.
“Është fakt që akoma një numë ri konsiderueshëm bashkish vazhdojnë të trajtohen si venddepozitime ilegale për mbetje urbane”
Kujton se Kodi Penal dënon dhe me heqje lirie ata që ndotin ambientin.
Ndotja e lumit të Bunës, kohët e fundit ka bërë që pala e Malit të Zi të protestojë tek pala shqiptare, duke i kërkuar që të marrë masa.
Në një njoftim për mediat, qeveria e Malit të Zi ka bërë me dije se përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka ngritur alarmin tek pala shqiptare për ndotjen mjedisore të lumit Buna, duke theksuar se po prishen destinacionet turistike që ndodhen në këtë shtet.
Në përputhje me politikën e fqinjësisë së mirë, Qeveria e Malit të Zi bën me dije se në komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, vazhdimisht ka insistuar në zbatimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, duke bërë thirrje për kujdes të përbashkët për burimet.