MENU
klinika

Nuk ndryshon qëndrim!

‘Kokëforta’ Francë: Shumë herët për bisedimet me vendet e Ballkanit

16.10.2019 - 09:08

Pas mbledhjes së ditës së djeshme mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, për vendosjen në mënyrë unanime lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca vijon të mbetet kokëfortë duke mos ndryshuar qëndrim.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

Emanuel Makron
Emanuel Makron

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”– vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj