MENU
klinika

"Nuk shkojnë as në trajtim"

Konflikti i interesit në Kuvend/ ISP: 45 deputetë s’njohin Kodin e Sjelljes

02.10.2019 - 12:00

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një tjetër raport mbi konfliktin e interesit dhe respektimin e kodit të sjelljes në aktivitetin parlamentar.

ISP me mbështetjen e Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) është duke realizuar projektin “Parlamenti i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”.

Periudha e zhvillimit të projektit është janar 2019 – prill 2020, ndërsa raporti i dytë përmbledh periudhën maj – gusht 2019.

GJETJET KRYESORE TË RAPORTIT (II)

➢ Praktikat e deklarimit paraprak dhe të shmangies së Konfliktit të Interesit kanë nisur të funksionojnë dhe tri rasteve të para të vitit 2019 i është shtuar edhe një rast tjetër deklarimi gjatë fazës së dytë të projektit “Parlament i pastër: llogaridhënie dhe transparencë”. Ky është një sinjal pozitiv dhe inkurajues për kthimin e praktikës në një standard sjelljesh të përhershëm të deputetëve dhe të institucioneve që lidhen direkt me Kuvendin e Shqipërisë.

➢ Gjatë fazës së dytë ISP vlerësoi se ndryshimi i rreth 45 deputetëve në Parlament u shoqërua me demonstrimin prej prurjeve të reja të mungesës së njohurive mbi Kodin e Sjelljes, Rregulloren e Kuvendit dhe detyrimet e përgjegjësitë që lidhen me ushtrimin e funksionit të tyre në aktivitetin parlamentar.

Trajnimi i pjesshëm i ndërmarrë nga Kuvendi ka ndihmuar në zgjidhjen e kësaj problematike, por ISP konstaton se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të rinj nuk kanë qenë pjesë e trajnimit dhe vijojnë të reflektojnë në aktivitetin e tyre nevojë emergjente për trajnim lidhur me aktivitetin parlamentar, rregullat, të drejtat, përgjegjësitë, procedurat dhe konceptet e transparencës e të llogaridhënies.

➢ ISP vlerëson se hartimi dhe miratimi nga Kuvendi i Rregullores së re të parlamentit është një zhvillim pozitiv dhe sjell risi në disa elementë që e bëjnë aktivitetin parlamentar më funksional, më transparent dhe më të monitorueshëm në të gjitha aspektet e punës, përfaqësimit, ligjërimit dhe vendimmarrjes.

Në Rregulloren e re janë përforcuar angazhimet që lidhen me Konfliktin e Interesit por tani mbetet për t’u parë sesi do të aplikohen ato në praktikë nga vetë deputetët.

➢ ISP shpesh shqetësimin se një pjesë e deputetëve kanë pikëpamje të ndryshme nga ekspertët dhe manualet e KI të hartuara nga ILDKPKI lidhur me rastet e supozuara të gjendjes në Konflikt Interesi, dhe se ata e shohin nevojën e deklarimit paraprak si një cënim të lirisë dhe integritetit të tyre dhe si një praktikë kufizuese e aktivitetit profesional parlamentar.

Midis deputetëve ka pasur kritika edhe për rastet e deritanishme të deklaruara, me alibinë se deklarimet në Regjistër po krijojnë një standard që prek një numër të madh deputetësh.

➢ ISP ka konstatuar se parlamenti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim sqarues dhe përmirësues lidhur me rekomandimet e ofruara nga ISP dhe shoqëria civile, për sqarimin e praktikave kur të njëjtët deputetë ushtrojnë njëherësh disa funksione paralele në inicimin, relatimin, vlerësimin, hetimin dhe votimin e nismave të vetë atyre, – akte që lënë hapësirë për situata të mundshme në konflikt interesi. Gjithashtu parlamenti nuk ka reflektuar ndaj sugjerimeve që ish-ministrat nuk mund të jenë edhe relatorë e vlerësues të nismave që kanë marrë vetë në pozitat e mëparshme, sidomos kur kemi të bëjmë me kandidime të individëve që kanë qenë pjesë e stafit të tyre politik.

➢ Monitorimi në komisione dhe në seancat plenare ka treguar se edhe për shkak të mungesës të opozitës kryesore politike ka rënë ndjeshëm vëmendja dhe interesi për të hetuar apo deklaruar akuza apo pretendime për konflikt interesi.

Në ligjërimin politik e publik referimet mbi Konflikt Interesi kanë qenë minimale dhe lidhen kryesisht me raportet midis parlamentit dhe presidentit.

➢ Monitorimi dëshmon se ende nuk ka ndonjë deklarim deputeti në Regjistrin e Dhuratave, nuk ka raste deklarimi në Konflikt Interesi lidhur me lobimet në Kuvend dhe nuk ka pasur raste hetimi nga vetë parlamenti lidhur me akuzat e ndryshme për konflikt interesi adresuar nga media, shoqëria civile, politika, apo burime të tjera në drejtim të deputetëve të veçantë.

➢ Shumica e denoncimeve që vijnë nga qytetarët dhe media nuk janë marrë në trajtim nga parlamenti dhe stafi i ISP ka konstatuar se në tërësi kanë qenë denoncime të motivuara politikisht.

Për hetimin e rasteve ISP ka bashkëpunuar me ILDKPKI dhe instancat e tjera shtetërore, por deri më tani ka qenë e vështirë mbledhja e të gjitha të dhënave të dosjeve të supozuara si raste të konfliktit të interesit.

➢ Së fundi, ILDKPKI gjithashtu ende nuk ka arritur të krijojë një sistem të besueshëm e funksional vlerësimi për raste të mundshme të KI për deputetët.

ISP përsërit sugjerimin që Kuvendi të krijojë një mekanizëm funksional e transparent regjistrimi, sensibilizimi, hetimi dhe vlerësimi për rastet e konfliktit të interesit, që vetë grupet parlamentare të ndërmarrin hapa seriozë për të aplikuar standardet e Kodit të Sjelljes në grupet e tyre dhe në aktivitetin parlamentar të deputetëve përbërës, si dhe që ILDKPKI të jetë më efektiv dhe profesional në trajtimin ligjor të rasteve të mundshme të konfliktit të interesit.

Champions League, ndeshjet e treta në grupe

Chelsea mposht Milanin, Juve bën detyrën, ngec PSG

Pedagogu Alimehmeti: Do bojkotojmë mësimin derisa…

“Një në 3 maturantë vendos të ikë jashtë vendit”

Rrëmbime, vrasje e kërcënime/ Si u zbulua fajdexhiu i Niklës

Fajdet po falimentojnë me qindra biznese në Shqipëri!

"Ja pse s’kërkuam nga NATO të përdorin Nenin 5"

Rama flet për gazetën amerikane për sulmin e Iranit ndaj Shqipërisë